Çanak ripërsërit: Kosova është shtet i pavarur

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 09:53 | Nga

Kandidati për president të Serbisë nga partia LSV, Nenad Çanak ka thënë se ndoshta është e vërtetë se i largon votuesit me pretendimin e tij se Kosova është e pavarur, por se ai nuk është i interesuar që të ballafaqohet me votuesit.

Ai në Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se misioni i tij kryesor gjatë gjithë ciklit zgjedhor është që t`i shërbejë asaj që njerëzit t`i lus që të mendojnë dhe të ndalojnë të sillen si dikush që nuk dëshiron të thotë fjalë të këqija, transmeton Klan Kosova.

“Është e qartë se Kosova është shtet i pavarur, jo sepse unë dua por se Sllobodan Millosheviqi kundër të cilit kam luftuar dhe e kam mbajtur kokën në një thes, fillimisht humbi politikisht, dhe i dha fund me luftë të cilën poashtu e humbi”, tha ai.

Ai theksoi se nuk do të jetë president, sepse ai do të parashtronte pyetje si “kur kisha do të fillojnë të paguajë taksat apo si është e mundur që pas shalleve të tifozëve fshihen narko-dilerët , vrasësit, kriminelët e të gjitha llojeve dhe askush nuk duhet ta vërë re se kjo është kështu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme