Çeku mbetet jashtë liste, thotë disa fjalë për Kadri Veselin

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 10:28 | Nga

Nga dje edhe zyrtarisht janë përmbyllur lista e subjekteve politike për kandidatët që do t’i futen garës për deputet të Kuvendit.

Në listën e partisë së Kadri Veselit nuk janë parë disa emra të legjislaturës së kaluar. Në mesin e tyre del të jetë edhe ish-kryeministri, Agim Çeku. Ai në zgjedhjet e 2014-ës kishte fituar 8,208 vota.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Çeku thotë se mospërfshirja në këtë listë është bërë me arsyetimin se është “ngushtuar rrethi”.

“Po, është e vërtetë që nuk do të jem pjesë e listave sepse PDK-ja është partia më e madhe në vend dhe s’mundemi gjithë me qenë deputet. Është në dorën e kryetarit të partisë dhe ai i përzgjedh ata që i konsideron”, ka thënë ai.

Ndërsa, nuk tregon nëse do të jetë pjesë e qeverisë, në rast se i fitojnë zgjedhjet. Për të, më e rëndësishme është triumfi në këto zgjedhjeve nga koalicioni (PDK-AAK dhe Nisma).

“Është shumë herët të flas. T’i fitojmë njëherë zgjedhjet dhe besoj që përsëri do të varet prej partnerëve të koalicionit dhe kryetarit Veseli se ku mund të jem unë dhe të jap kontribut.

Mirëpo, preukopimi i vetëm është që të angazhohemi dhe t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë në fund Çeku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme