Çelaj: Investitorët – aleatët e mi gjatë mandatit

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 16:59 | Nga

Lirak Çelaj, kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, ka takuar sot kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, dhe kryetarin e Odës veriperëndimore të Maqedonisë, Nebih Hoxha, me ç’rast ka marrë zotime nga ta për investime në Prishtinë gjatë mandatit të ardhshëm.

Ai me këtë rast ka theksuar se aleati i tij më i mirë gjatë mandatit në krye të komunës do t’i ketë investitorët, të cilët i quajti patriot ngase “kushdo që hap vende të reja të punës dhe sjell investime, është patriot dhe meriton respekt të gjithanshëm”, ka shkruar Lirak Çelaj në rrjetin social.

Këtu është postimi i plotë i tij:

“Patriotizmi shfaqet në mënyra të ndryshme, sot, konsideroj se kushdo që hap vende të reja të punës dhe sjell investime, është patriot dhe meriton respekt të gjithanshëm.

Bashkëbisedimi me z. Nikolin Jaka dhe z. Nebih Hoxha, i pari Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë ndërsa i dyti Kryetar i Odës veriperëndimore të Maqedonisë, ishte shumë përmbajtësor.

Kemi diskutuar për potencialin e investuesve të cilët premtuan që do të investojnë në rajonin e Prishtinës.

Planet e mia për zhvillimin ekonomik të Prishtinës, nënkuptojnë investime të fuqishme nga investitorët vendor e ndërkombëtar. Në takim, ata u zotuan që do të jenë forcë shtytëse dhe investitor të drejtëpërdrejt.

Aleati im më i mirë pres në mandatin e ardhshëm të jenë investitorët dhe ata që hapin vende të reja të punës dhe shton mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës.

Ne jemi ndryshimi, Forca e Ndryshimit për Prishtinën. Ne jemi gati ta ndryshojmë Prishtinën. Ne kemi vullnet, dije e guxim për këtë. Prishtina meriton ndryshimin!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme