Çelaj premton më shumë siguri dhe pastërti për lagjen “Dardania”

Prishtinë | 23 Sht 2017 | 14:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rregullim të parkingjeve dhe menaxhim më të mirë të mbeturinave janë dy nga premtimet që kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lirak Çelaj i bëri gjatë një vizite në lagjen “Dardania”.

Ai tha se përveç kësaj do të trajtojnë me urgjencë çështjen e sigurisë së kësaj lagjeje pasi në pjesët e pashfrytëzuara të saj po zhvillohen aktivitete të këqija dhe këto hapësira po përdoren nga narkomanët, raporton Ekonomia Online.

Çelaj në lagjen “Dardania” u takua me qytetarët e inspektoi punimet mbi kurriz si dhe vizitoi objektet e pashfrytëzuara në afërsi të objekteve kolektive.

Të ngjashme