Çitaku në OKB: Koha kur Beogradi vendoste për Trepçën ka përfunduar

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 08:43 | Nga

Pretendimeve serbe se Trepça është pronë serbe, ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku i është përgjigjur thuktë.
Ajo ka thënë se Trepça është e Kosovës dhe se nuk ka asnjë dilemë aty.

“Serbia ka instrumentalizuar komunitetin serb në Kosovë, si mjet për qëllimin e tyre. Minierat e Trepçës janë të Kosovës dhe do të menaxhohen nga Kosova. Për më tepër ishte administrata e UN-it që ia kanë dhënë të gjitha përgjegjësitë Agjencisë së Mirëbesimit, e tash është AKP-ja, që është nën kompetenca të Kosovë. Serbia nuk ka as edhe një bazë ligjore për të mbështetur pretendimet për ndërmarrjet që janë në territorin e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës do ta kundërshtojë këtë. Kjo lloj sjelljeje cenon normalizimin e marrëdhënieve. Autoritetet serbe nuk kanë asnjë bazë ligjore në fjalët e tyre e as në veprimet e tyre, vetëm kanë tendenca koloniale për Kosovën”, ka thënë Çitaku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në raportimin tremujor për Kosovë.

Ajo më tej ka thënë se ka ikur koha kur Beogradi vendoste për Trepçën.

“Koha ka përfunduar kur për Trepçën vendosej në Beograd. Edhe Gjykata Kushtetuese ka vendosur njëjtë, pasi deputetët serbë e dërguan këtë çështje në këtë gjykatë, e cila ka thënë se nuk është ligj i përkufizuar për komunitete, por për të gjithë shoqërinë. Ne shpresojmë se përfaqësuesit serbë në Kosovë të marrin vendimet e tyre, pa marrë instruksione nga Beogradi”, shtoi Çitaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme