Daçiq: Arrestimi i serbëve, bojkot i dialogut

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 10:13 | Nga

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Prishtina duhet të ndalojë provokimin e popullit serb dhe Serbisë.

Ai, për Radio Televizionin e Serbisë, ka theksuar se shqiptarët në Kosovë  nuk janë më në gjendje të kërcënojnë askënd, “veçanërisht serbët dhe nuk janë më miq të bashkësisë ndërkombëtare”.

Kryediplomati serb arrestimin e djeshëm të pesë serbëve e ka cilësuar si një akt armiqësor të Kosovës që sipas tij nuk kontribuon në krijimin e një atmosfere pozitive për dialogun.

” Ne duhet të gjejmë një bazë më të fortë për progresin në dialog, nëse shohim se çfarë po ndodh në Prishtinë, do të shohim se atmosfera e kaosit mbizotëron, ku një degë e qeverisë ose një grup individësh nuk e di se çfarë bën dikush tjetër. është një bojkot i dialogut, sepse ata nuk duan që dialogu të ketë sukses dhe mendojnë se dikush do ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq.

Ai shtoi se pas kërcënimit të Beogradit, serbët e arrestuar u liruan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme