Daka e siguron kryeministrin se po bëhen përgatitjet për zgjedhje

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 15:03 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka me ekipin e saj.

Daka e ka siguruar kryeministrin se përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit po bëhen në mënyrë efikase.

Kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në, për çdo çështje, dhe u zotua se do të ndihmojë edhe në rishikimin e buxhetit për KQZ-në, që të organizojë zgjedhje të suksesshme edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme