Daka: KQZ e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 09:53 | Nga Jehona Zhuniqi

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, raporton Ekonomia Online.

“KQZ sa i përket datës natyrisht se ne kurdo që ato shpallen do t’i organizojmë por kërkojmë nga subjektet politike se jemi duke shkuar në dimër dhe të mundohemi të kemi datë më herët. Ne si KQZ jemi të gatshëm t’i organizojmë dhe të vazhdojmë njëjtë si i kemi organizuar deri tani”, ka thënë ajo.

Këto komente Daka i bëri në takimim me partitë politike të organizuar nga presidenti Thaçi ku u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Të ngjashme