Daka: Nuk e kemi të qartë arsyen e rënies së ueb-faqes së KQZ-së

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 23:58 | Nga

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se ende nuk e kanë të qartë arsyen pse ka rënë ueb-faqja e KQZ-së për më shumë se një orë.

Ueb-faqja zyrtare e KQZ-së tani është rikthyer, ndërsa Daka thotë se vazhdojnë të mos e dinë arsyen.

“Disa thonë që ka rënë rrjeti, disa thonë se është hakuar. Sapo të kuptojmë problemin do të prononcohemi për media”, ka thënë Daka për KTV.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme