Danielsson takon liderin e VV-së, Visar Ymerin

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 11:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, gjatë vizitës në Kosovë ka vazhduar takimet me liderët politikë.

Ai është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Drejtori i Përgjithshëm Danielsson ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të BE-së për të çuar përpara reformat e Kosovës të cilat janë të lidhura me BE-në.

BE-ja do të vazhdojë të jep mbështetjen e plotë politike dhe financiare për Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes, duke ndërtuar një administratë publike transparente, si dhe duke mbështetur zhvillimin e saj ekonomik dhe konkurrencën.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Të ngjashme