Deda: Koalicioni ynë do të qëndrojë bashkë, s’e përkrahin PAN-in

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 11:12 | Nga

Iliri Deda nga koalicioni LAA, përmes një statusi në Facebook ka thënë se ata nuk do ta përkrahin koalicionin PAN as si subjekte të ndara e as si grup.

Më tutje, Deda ka siguruar votuesit e tyre se në asnjë mënyrë nuk do t’i dëshpërojnë, dhe se mbi votën e tyre nuk do të bie terri.

Lexoni statusin e Ilir Dedës:

Të dashur miq, të dashur qytetarë,

Ju faleminderit të gjithë juve që dje e përkrahët Alternativën dhe koalicionin tonë LDK-AKR-Alternativa. Mirënjohje e veçantë për të gjithë aktivistët dhe përkrahësit tonë që palodhshëm u angazhuan për shpresë.

Populli e tha fjalën e vet, tash këtë duhet ta bëj politika. Ju siguroj se koalicioni jonë do të qëndrojë bashkë, dhe se as si bllok e as si subjekte ndaras nuk do ta përkrahim PAN-in.

Të jeni të sigurt që në një asnjë mënyrë nuk do t’ju dëshpërojmë, dhe mbi votën tuaj nuk do të bie terri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme