Dedaj i ankohet Haradinajt: S’kemi asnjë komunikim me ministrin Pacolli

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 08:33 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, tha se që gjashtë muaj sa është zëvendësministër nuk ka asnjë komunikim me ministrin e Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli, raporton Ekonomia Online.

“Jam zëvendësministër që gjashtë muaj, ka disa rezultate që i kemi bërë falë iniciativës sonë, përvojës sonë bukur të gjatë. Unë personalisht kam vërejtje në komunikimin që kemi në relacion me ministrin”.

“Që gjashtë muaj nuk kemi asnjë komunikim edhe pse kam kërkuar me shkrim, me sms, me mjete tjera”, u shpreh Dedaj.

Këto komnete ai i bëri në takimin që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj  sot në orët e mëngjesit ka mbajtur me zëvendësministrat për të folur rreth punës së tyre.

 

Të ngjashme