Dedaj përfshihet në debatin për vizat: Jo Lutë, LDK nuk mund ta sjell liberalizimin e vizave

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 14:17 | Nga

Pas akuzave të kryeministrit Haradinaj se LDK po punon kundër liberalizmit të vizave dhe kundërpërgjigjes së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, në këtë debat është përfshirë edhe zv/ministri Gjergj Dedaj.

Dedaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se liberalizimin e vizave e arrijnë institucionet e Kosovës në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, e jo LDK-ja.

Postimi i plotë i Dedajt:

“Jo Lute, LDK nuk mund ti sjelle vizat!

-Vizat i arrijne institucionet e Kosoves me institucionet e Bashkimit Europian!

Partite politike te Kosoves, nuk mund t’a bejne liberalizimin e vizave, ato mund ta ndihmojne dhe lehtesojne kete proces, te grupimet simotra politike te Europes, nese kane bashkepunim dhe jane te antarsuara, siq e bene PLK brenda grupit te ALDE, tani e 25 vite!

Liberalulizimin e vizave e arrijne institucionet shteterore te Republikes se Kosoves ne koordinim me institucionet e Bashkimit Europian!

Prandaj, vizat nuk i sjelle as LDK dhe as PLK !” (sic.), ka shkruar Dedaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme