Dedaj replikon me Ramën: Erdogani ndoshta është vëllau yt

Prishtinë | 17 Kor 2016 | 00:32 | Nga

Pas zhvillimeve të mbrëmshme në Turqi kur u tentua grusht shtet nga ushtria turke, në mëngjes kur gati përfundoi gjithçka liderët shqiptarë dhe ata kosovarë kanë reaguar për zhvillimet në fjalë.

Ka qenë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë i cili ka thënë se është i lumtur për popullin vëlla të Turqisë për daljen nga një natë e vështirë.

“I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë”!

Në këtë postim të Ramës të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar edhe Gjergj Dedaj , zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ndoshta është vëlla i yti nëse prindërit të kanë jetuar në Turqi”, ka shkruar Dedaj.

tw

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme