Delawie e quan një gjepur raportin e Bulliqit

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 19:39 | Nga

Gazetari Adriatik Kelmendi, në paralajmërimin e tij në Facebook, ka shkëputur pjesë të intervistës me ambasadorin amerikan Delawie, e cila do te transmetohet sonte në KTV.

Ambasadori amerikan, siç ka lënë të kuptohet Kelmendi, për raportin e Bulliqit për demarkacionin me Malin e Zi ka thënë se është asgjë më tepër se “një gjepur”.

Ambasadorit amerikan të Kosovës, Greg Delawie, raporti i Komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, nuk ia ka mbushur syrin. Për të, ky raport, nuk përmban asgjë më shumë se gjepura.

Këto komente Delawie i ka bërë në intervistën që do të transmetohet sonte në “Rubikon” të KTV-së me Adriatik Kelmendin.

Gazetari Kelmendi përmes Facebookut të tij ka treguar se çfarë pyetjesh i ka parashtuar ambasadorit amerikan që lidhen me demarkacionin.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ndërkombëtarët kanë kërkuar që të votohet Demarkacioni me Malin e Zi.

Ata vazhdimisht kanë bërë thirrje që të ecet tutje me proceset që janë të rëndësishme për vendin. Demarkacionin me Malin e Zi është kusht që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme