Delawie i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 17:28 | Nga

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se është i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një postim në Twitter, Delawie ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Bazuar në raportimet e vëzhguesve, KQZ është duke bërë punë të shkëlqyeshme në organizimin e zgjedhjeve. Vazhdoni edhe më shumë kështu, sepse edhe shumë punë ka mbetur”, ka shkruar Delawie.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme