Delawie: Kundërshtimi i Gjykatës Speciale e izolon Kosovën

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 16:48 | Nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka kritikuar ashpër peticionin që synon ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se ky ndryshim, mund të izolojë tërë Kosovën, madje e ka konsideruar një ide të tmerrshme.

“Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar Delawie.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur 15 mijë nënshkrime me kërkesë ndryshmin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe peticioni i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, mediet kanë raportuar se disa deputetë nga radhët e PDK-së kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, kurse Qeveria e Kosovës ka filluar hartimin e një Projektligji për Gjykatën Speciale.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, të cilat e kanë parë dokumentin, dy prej pikave të projektligjit për Specialen, i cili pritet të procedohet në Kuvend brenda javës së ardhshme, janë shfuqizimi i ligjit ekzistues për këtë gjykatë dhe bartja e kompetencave të saj te gjykatat vendore.

Të ngjashme