Delawie: S’ka kohë për të humbur, interesat e shtetit para atyre personale

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 12:50 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, pas takimit me kryeministri Ramush Haradinaj tha se do të vazhdojnë të mbështetin Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se prioritetit tona mbesin edhe ato që kanë qenë edhe në të kaluarën.

“Sapo pata një takim me kryeministrin e ri dhe i theksova se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën si shtet Sovran, shumë etnik, demokratik e cila është e gatshmë të bëjë paqe me fqinjët e saj”.

“Prioritetet tona sa i përket politikës mbesin ato që kanë qenë gjatë viteve të kalura, kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e marrëdhënieve dhe sigurisë rajonale”.

Delawie u ka bërë thirrje të gjithëve udhëheqësve të Kosovës që t’i vënë interesta e shtetit para interesave personale.

Sipas tij, Kosova nuk ka kohë për të humbur, bota po ec përpara, prandaj edhe ju duhet që të bëni të njëjtën.

“Natyrisht që nuk ka kohë për të humbur, bota po ecë përpara dhe Kosova duhet të ecë përpara që të sigurojë që të marrë vendimet e rëndësishme për t`u siguruar se është në rrugëtimin euroatlantik”.

Të ngjashme