Delegacioni kosovar hyn në takim me Mogherinin

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 09:22 | Nga

Rreth orës 9:00 ka filluar takimi i delegacionit kosovar me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme, Frederica Mogherini.

Liderët kosovarë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi tashmë kanë hyrë në objektin ku do të mbahet takimi me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Temë diskutimi do të jetë faza përfundimtare e dialogut me Serbinë.

Të ngjashme