Delegacioni i VV-së takohet në Londër me Ministrin në hije të Punëve të Jashtme

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 12:54 | Nga

Në ditën e dytë të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i udhëhequr nga kryetari Visar Ymeri, u takua me deputetin e Partisë Laburiste Britanike, Khalid Mahmood, i cili mban pozicionin e Ministrit në hije të Punëve të Jashtme.

Në këtë takim Krytari Ymeri prezantoi pikat kryesore të programit politik të VV-së si dhe situatën politike në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan. Deputeti Khalid Mahmood tregoi se synimi i kryetarit të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, është të ndihmojë partitë e pozicionuara majtas në rajonin e Ballkanit, dhe shprehu interesimin për të ardhur në një vizitë zyrtare në Kosovë gjatë këtij viti.

Më tej delegacioni zhvilloi një vizitë në Universitetin “London School of Economics” (LSE) për t’u takuar me profesorin shqiptar Arjan Gjonçaj, dhe gjatë ditës u zhvilluar një takim edhe me organizatën anglo-shqiptare “British Albanian Kosovar Council”. Takimet e delegacionit do të vazhdojnë në Londër deri në fund të kësaj jave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme