Demaku: Muri në Veri, rezultat i Edita Tahirit

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 10:31 | Nga

Komisioni për Punë të Jashtme është mbledhur për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale në Mitrovicë, pas vendosjes së murit afër urës kryesore mbi lumin Ibër.

Puhie Demaku nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se muri në Mitrovicë prek integritetin e vendit.

Ajo tha se ky muri i ndërtuar në Mitrovicë vjen si rezultat i injorimit të Edita Tahirit, e cila sipas Demakut gjithmonë vetëm ka lëvduar bisedimet, por nuk ka marrë rekomandimet e deputeteve, raporton Ekonomia Online.

“Muri paraqet ndarje fizike e cila vjen si rezultat i fusnotës së Edita Tahirit e tash kjo fusnotë u betonua”, tha Demaku.

Edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, tha se duhet të kërkojmë nga të gjitha institucionet përkatëse projektin për rivitalizmin e urës së Ibrit, pasi që qytetarëve ju mungojnë informatat në detaje për bisedimet të cilat janë bërë në Bruksel rreth Mitrovicës së Veriut.

Po ashtu Bashkimi Evropian po kërkon zgjidhje me palët për çështjen e murit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Zyrtarë të zyrës së unionit në Prishtinë kanë zhvilluar takime me përfaqësues në të dy anët e qytetit të ndarë.

Ndërhyrja e Bashkimit Evropian vjen në kohën kur në pjesën veriore të qytetit nisi ndërtimi i një muri të ri, disa muaj pas heqjes së barrierave mbi lumin Ibër dhe kur qeveria po zbaton projektin për parkun e paqes.

Ndërkohë, Ministria e Mjedisit ka deklaruar se veprimet për ngritjen e murit mbi lumin Ibër janë të paligjshme, pasi gjithçka po kryhet pa marrjen e një leje mjedisore. Edhe ministrja për dialog, Edita Tahiri është shprehur se zyrtaret e komunës se Mitrovicës veriore po shkelin ligjin me këtë ndërtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme