Demarkacioni mund të sjellë sërish lot në Kuvend

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 09:22 | Nga

Skena si këto me gaz lotsjellës mund të përsëriten javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.
Paralajmërimin e qeverisë se do ta procedojë në Kuvend demarkacionin opozita e konsideron si lojë të rrezikshme për vendin, raporton KTV.

Driton Çaushi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se nëse një gjë e tillë ndodhë javën e ardhshme, Kosovës do t’i bëhet një e keqe e madhe.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj deklaron se për një gjë të tillë do të reagojnë për ta parandaluar si në Qeveri ashtu edhe në Kuvend.

Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën ku pritët të vendos për dërgimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend.

Këtë premtim Mustafa ia ka dhënë zv.ndihmëssekretarit amerikan të shtetit Hot Yee.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme