Deputetë të LDK-së takohen me kryetarin e Komunës së Bujanocit

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 16:14 | Nga

Kryetari i GP-LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Besa Gaxherri pritën në takim  Kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, së bashku me deputetin Fatmir Hasani dhe nënkryetaren e Partisë për Veprim Demokratik, ArditaSinani.

Sipas komunikatës, në takim u bisedua për zhvillimet e muajve të fundit dhe qëndrimin e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Biseduan për pozitën e shqiptarëve atje dhe rolin shumëvjeçar të LDK-së në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

“LDK-ja konsideron se për dialog me Serbinë duhet të kemi një proces të përgatitur dhe gjithëpërfshirës, si dhe përfaqësim me legjitimitet politik e kushtetues.

LDK-ja mbetet e përkushtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të intensifikoj komunikimin me ta në të gjitha fazat”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme