Deputetët e GP LDK- së pritën në takim zyrtarin e lartë për Kosovën në Departamentin e Shtetit, lan Goodman

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 16:49 | Nga

Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së pritën në takim delegacionin nga Departamenti i Shtetit të kryesuar nga zyrtari i lartë, Ilan Goodman. Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend si dhe për rolin e GP të LDK-së në proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi z. Goodman si dhe stafin e deskut për Kosovën në DASH, për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.

Goodmanvlerësoi lart rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe konfirmoi qëndrimin e SHBA-së për proceset e ardhshme që e presin vendin.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme