Deputetët e VV-së takojnë socialdemokratët austriakë

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Salih Salihu, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë, ku takuan me zyrtarët e lartë të socialdemokratëve austriakë, lia Dib, Sekretare Ndërkombëtare e SPÖ, dhe Gerhard Marchl, Drejtor i Institutit “Karl Renner”.

Në këtë takim deputetët Kurti e Salihu paraqitën qëndrimet e VV-së, mbi situatën në Kosovë dhe rajon si dhe për idetë për daljen nga kriza.

“Në veçanti u shpalosën elemente të kritikës dhe programit të VETËVENDOSJE!-s mbi çështjet socio-ekonomike. U diskutua edhe për rolin dhe sfidat e mërgatës shqiptare si dhe ato të integrimit evropian. Në fund të këtij takimi shumë të përzemërt të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Vizita e deputetëve Kurti e Salihu vazhdon me takime të tjera zyrtare dhe me tubime me bashkatdhetarë në Vjenë, Grac dhe Linc”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme