Deputetët kërkojnë llogari nga ministrja Hoxha për rezultatet e Raportit të Progresit

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 15:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrime Evropiane mbajti mbledhjen e radhës. Para komisionit raportoi ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha lidhur me Raportin e Progresit të Vendit për vitin 2018.

Hoxha tha se në raportin e këtij viti Kosova është përmendur se ka mbajtur zgjedhje nacionale dhe lokale në mënyrë të rregullt, ratifikimi i demarkacionit e arritur tjetër, sipas saj ka pasur edhe progres në administratë publike, raportoi Ekonomia Online.

“Si vlerësim pozitiv në raportin e progresit që zgjedhjet nacionale dhe lokale janë mbajtur në mënyrë të rregullt, tjetër e arritur ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit, progres ka pasur edhe në fushën e administratës publike”.

“Është shënuar progres në zbatimin e pakos ligjore në integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë, njihen përparime edhe në korrupsion për rastet e shenjëzuara. Progres është shënuar edhe në luftën kundër terrorizmit. Raporti nënvizon që Kosova ka shënur masa për marrëdhënie të mira bilaterale me vendet e rajonit. Vlerësohet se kemi shënuar përpraime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, ka thënë Hoxha.

Armend Zemaj, nga LDK-ja nuk u pajtua me deklaratat e ministres Hoxhaj duke i thënë se Kosova në fushat kryesore nuk ka shënuar progres.

“Duhet ta ballafaqohemi me realitetin, atë që ju po e quani progres nuk jeni të sinqertë, gjithçka që flitet për progres ka të bëjë me fillim të vitit 2017, përpos ratifikimit të marrëveshjes mars 2018, kjo nënkupton edhe kontributin e plotë të opozitës. Detyrimet që është dashtë të përmbushen janë të vogla. Si do t’ia mundësoni Kosovës që këtë vit të përfundohet liberalizimi i vizave. Lufta kundër korrupsionit mbetet sfidë akoma raporti nuk pasqyron ndonjë të arritur”.

Ai e quajti si të politizuar Administratën Publike duke hedhur poshtë deklaratën e ministres Hoxhaj, e cila tha se Kosova në raportin e fundit ka shënuar progres në Administratë Publike.

Ndërsa Fitore Pacolli-Dalipi nga LVV-ja, iu drejtua ministres Hoxha duke i thënë se është përgjegjëse për dështimin e Kosovës në raportin e fundit, pasi që, sipas saj, dështimi në sistemin e drejtësisë i përket edhe asaj.

“Ty të rrokë barra dyfish për dështimin e raportit, ju keni qenë ministre e Drejtësisë dhe tash ministre e Integrimit Evropian. Për këto dyja duhet të japësh llogari. Gjithmonë në raportime keni thënë se jemi në rrugë të drejtë, ky raport po thotë se kemi ngecje si shtet në agjendën evropiane”.

“Në luftimin e korrupsionit keni theksuar se i ka përmbushë Kosova kushtet, keni sjellë në Kuvend projektligjin për demarkacionin, raporti konstaton se nuk është përmbushë ai kusht”, ka thënë Pacolli-Dalipi, raporton EO.

Ilir Deda nga Alternativa bëri thirrje që të aprovohet sa më shpejt ligji për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme si dhe tha se ministrja Hoxha duhet ta ngrisë zërin në Qeveri që të luftohet korrupsioni me një ritëm më të shpejtë.

“Ta aprovojmë ligjin për konfiskim të pasurisë së paluajtshme, ministri i Drejtësisë ka thënë se është gati ligji, ta bëni këtë më shpejt, jemi në tren të fundit për liberalizim të vizave, në maj duhet të përfundohet”.

“Ne nuk duam të rrëzojmë qeverinë pa përfunduar obligimet për liberalizim vizash, do vazhdojmë të lobojmë për vendim pozitiv të shteteve anëtare”, tha Deda.

Të ngjashme