Deputetët të pakënaqur me trajtimin e sektorit të bujqësisë nga qeveria

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 13:59 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në interpelancën lidhur me vendimin e Nenad Rikalos për subvencione në pjesën e veriut, Elmi Reçica, në emër të GP të PDK-së, tha se puna e ministrit Rikado duhet të jetë transparente.

“Ne respektojmë punën e ministrit, por puna e ministrit duhet të jetë transparente. Nuk është në rregull të luajnë lojë të dyfishtë, po marrin pagën nga buxheti i Kosovës por interesi i tyre është këtu dhe të punojnë në interes të këtij vendi, e dimë që kanë presione nga lart, por vendi i tyre është këtu”.

Liburn Aliu, në emër të GP të LVV-së, tha se kanë qenë të bindur se ministri Rikalo do të aplikonte politika në favor të Serbisë, raporton Ekonomia Online.

“Kemi qenë të bindur që ministri Rikalo do të aplikojë politika në favor të Serbisë dhe në fushën më të rëndësishme për Kosovën, zhvillimin ekonomik. Ne mund të paraqitemi që gjoja nuk po ndodh asgjë, por MPBZhR-ja është duke e mbrojtë interesin e Serbisë në dy rrafshe: çështja e mbështetjes së kompanive që importojnë nga Serbia dhe konkretisht duke i forcu strukturat e Serbisë përmes Listës Serbe”.

Sali Salihu, në emër të GP të PSD-së, tha se sektori i bujqësisë nuk po trajtohet seriozisht nga qeveria, raporton EO.

“Edhe kësaj radhe këtë sektor kjo qeveri nuk po e trajton seriozisht, bujqësia nuk po shikohet si mundësi që rritë zhvillimin ekonomik. Kemi probleme me angazhim të stafit për kontratë mbi vepër”.

“Qëllimi i programit qeverisës që e keni shpalosë nuk ka pasë objektiva afatgjata, se plani kombëtar nuk është sjellë në Kuvend për t’u votuar”.

Ahmet Isufi, në emër të GP të AAK-së, ironizoi duke thënë se pritet që kryeministri të ftohet në interpelancë edhe për çështje të ngrohjes globale.

“Do ta ftojnë në interpelancë kryeministrin edhe për ngrohjen globale dhe gjëra të tjera që nuk kanë të bëjnë me kryeministrin dhe qeverinë, më shumë po përdoren për konsum politik sesa për të sqaruar çështje të ndryshme”.

Enver Hoti, nga Nisma, tha se nga qeveria është anashkaluar ligji për bujqësi dhe zhvillim rural.

“Është anashkaluar ligji për bujqësi dhe zhvillim rural. Agjencia për zhvillimin e bujqësisë është kompetente për menaxhimin dhe ndarjen e mjeteve të tilla, dhe nuk besoj që lejohet të bëhet ndarja e mjeteve nga ministri apo kabineti i tij. Sa i përket shkarkimit të drejtorit të AZhB-së është dashtë të kemi më shumë informacion se pse ka ndodhë shkarkimi”.

Të ngjashme