Deputeti Konjufca propozon deklaratë për fusnotën

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 12:29 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se me marrëveshjen ku Kosova paraqitet me fusnotë, po kërkohet që vendi ynë të jetë shteti i 114 që e ka njohur Kosovën.

Ai ka thënë se janë kundër ratifikimit të Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes lidhur me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se fusnota nuk duhet të jetë për aspekte të brendshme.

“Kur e keni lidh koalicionin e elefantëve, keni thënë se keni 86 vota, tash pse gjithë kjo lutje për votat e opozitës. Fusnota mund të jetë për bashkësinë ndërkombëtare, për serbët por jo për institucionet e Kosovës”, tha ai.

“Sado që ne mund të mospajtohemi më fusnotën, ne ja kemi lidh duart vetës sepse po nuk deshi Serbia fusnota nuk ndryshon. Sepse kjo marrëveshje është bërë mes dy vende, dhe vetëm nëse pajtohen dy vendet atëherë hiqet”.

Konjufca shtoi se nëse doni votën e opozitës, atëherë Kuvendi i Kosovës duhet të dal me një deklaratë që nuk e njeh fusnotën për aspektin e brendshëm.

Këtë e ka përkrahur edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se deputetët e PDK-së do ta përkrahin këtë nismë por fillimisht duhet ta marrin votën e opozitës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme