Deputeti i Lëvizjes pretendon se e di cili anëtar krijoi krizën në Vetëvendosje

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 18:35 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se ish-sekretari Organizativ Dardan Molliqaj është burim i krizës brenda partisë.

Sveçla, në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës, deklaroi se deputeti i Vetëvendosjes nga Komuna e Deçanit është njeriu që e ka nisur krizën në subjekt, shkruan Insajderi.

“Ish-sekretari organizativ dëshironte të bllokonte kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Burimi i problemit është mospajtimet mes Dardan Molliqajt dhe Albin Kurtit”.

Por, ai ka refuzuar të thotë se tashmë në Vetëvendosje ekziston një fraksion – ka thënë ka vetëm të pakënaqur.

“Ekziston një Lëvizje Vetëvendosje dhe disa të pakënaqur, nuk ekzistojnë dy taborre, nuk ka fraksione në Vetëvendosje”.

Përçarja brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur rreth një vit e gjysmë më parë, kanë pranuar anëtar të subjektit, derisa kjo përçarje është bërë publike një muaj më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme