Dërguti: PAN-i nuk ka dëshmuar se i ka numrat

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 14:42 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aida Dërguti, nga Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë janë caktuar ulëset e grupeve parlamentare dhe rrjedha e seancës së 3 gushtit, raporton Ekonomia Online.

“VV  do të ulen në anën e LDK-së kur ishin dikur”, tha ajo.

Sa i përket paralajmërimeve të PAN se i kanë numrat për formonin e qeverisë, Dërguti ka thënë se edhe pse zgjedhjet janë mbajtur qe dy muaj PAN nuk ka dëshmuar se i ka numrat.

“Janë dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe se ne vend se të mbahet seanca konstituive PAN janë marrë me spekulime se i kanë numrat. 3 gushti do të jetë dita kur duhet të na dëshmojë PAN-i që i ka numrat.Nuk ka nevojë për bllokadë, nëse i kanë numrat në rregull, nëse jo ju lirohet rruga të tjerëve”, tha ajo.

Pas pyetjes nëse Vetëvendosje do ta votojë Veselin për kryetar parlamenti Dërguti tha se VV nuk e ka votuar as herën e kaluar atë.

“Ne as herën e kaluar nuk e kemi votuar Kadri Veselin kjo pyetje sigurisht që duhet t’iu bëhet atyre që ndryshojnë mendje herë votojnë e herë nuk votojnë”, tha ajo, raporton EO.

Të ngjashme