Dështimet e rënda të Qeverisë

Prishtinë | 17 Dhj 2016 | 09:06 | Nga

Për pak muaj janë radhitur dështimet rend të Qeverisë së Kosovës: mosliberalizimi i vizave, raporti i turpshëm i arsimit, muri i ndarjes në Mitrovicë, kodi telefonik, i cili na u dha jo si shtet, dhe humbja e milionave nga Amerika për shkak të korrupsionit.

Pos liberalizimit, Demarkacionit e Asociacionit, Republika e Kosovës muajin e fundit është ballafaquar edhe me katër dështime të reja. Para disa ditësh në veri të Mitrovicës u ndërtua muri, i cili e ndan këtë qytet në dy pjesë, u dëshmua edhe një herë shkalla e lartë e korrupsionit, me ç’rast Kosova humbi miliona euro, doli rezultati i dobët i arsimit nga PISA, si dhe u shfaq paqartësia për kodin telefonik, se a i është ndarë Kosovës si shtet apo si krahinë ky kod?

Partitë opozitare vlerësojnë se përgjegjëse për dështimin e tërë këtyre çështjeve, mbetet Qeveria e Kosovës, respektivisht ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri i tanishëm Isa Mustafa, shkruan gazeta Zëri.

Sipas tyre, kodi telefonik i është ndarë Kosovës si krahinë autonome, por jo si shtet më vete. Por, një gjë të tillë e ka mohuar ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se ky kod e bën Kosovën shtet të barabartë me të tjerat.

Nga ana tjetër, analistët politikë vlerësojnë se dështimet në fjalë kanë ardhur kryekëput si pasojë e mosqeverisjes së duhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme