Dështojnë interpelancat ndaj Mustafës dhe Stavilecit

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 12:30 | Nga

Kuvendi i Kosovës në rend dite kishte dy interpelanca, atë të kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të shtyhet Interpelanca ndaj kryeministrit Mustafa sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Glauk Konjufca ka thënë se parashtruesja e interpelancës, Donika Kadaj-Bujupi nuk ndodhet në Kosovë për shkak të një vizite në cilësinë e deputetes në Hungari.

Gjithashtu është shtyrë edhe interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci , sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues.

Kjo interpelancë është shtyrë për shkak se  ministri Stavileci nuk është i pranishëm në seancë.

Të ngjashme