DnV jep rezultatet preliminare të balotazhit

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 21:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokracia në Veprim (DnV), pak orë pas mbylljes së vendvotimeve, ka dhënë rezultatet preliminare për 19 komunat ku sot u zhvillua balotazhi.

Sipas rezultateve që i bëri publike Ismet Kryeziu i DnV-së, nga vendvotimet e proceduara deri më tani, AAK ka fituar 5 komuna, PDK – 4; LDK – 4; VV – 3 dhe AKR ka fituar në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

“Në Gjakovë  kemi të proceduara 143 vendvotime. Sipas  rezultateve udhëheq  Ardian Gjini nga AAK me 52,92%  i pasuar nga Mimoza  Kusari-Lila me 47,07 për qind. Në Gjilan nga 121 vendvotime të proceduara prin Lutfi Haziri me 63.73 për qind i pasuar nga Sami Kurteshi me 36.25 për qind”

“Në Dragash nga 53 vendvotime, prin Shaban Shabani nga (PDK) me 50.92 për qind, i pasuar nga kundërkandidati Selim Kryeziu nga LDK me 49.08 për qind. Në Istog, Haki Rugova me 51.59 për qind i pasuar nga Gani Dreshaj me 48.41 për qind. Në Kaçanik janë proceduar 43 vendvotime nga 47. Prin Besim Ilazi nga PDK me 56.22 për qind para Basri Kodrës së VV-së me 43.78 për qind”.

Referuar rezultateve të DnV-së, në  Kamenicë nga 96.47 për qind të vendvotimeve, prin Qendron Kastrati nga VV me 55.4 për qind, i pasuar nga Shaip Surdulli i LDK-së me 44.6 për qind. Në Klinë, prin kandidati i AAK-së para kandidatit të PDK-së, Sokol Bashota.

“Në Mitrovicë nga procedimi i 94 vendvotimeve nga 100 sa janë gjithsej, Agim Bahtiri prin me 57.9 për qind, pasuar nga Valdete Idrizi me 42.02 për qind. Në Obiliq Xhafer Gashi i AAK-së me 60.1 për qind, i pasuar nga Mehmet Krasniqi me 39.8 për qind. Në Rahovec Smajl Latifi me 50.56 për qind i pasuar nga Idriz Vehapi me 49.44 për qind. Në Podujevë nga 107 vendvotime, prin Agim Veliu me 63.27 për qind, i pasuar nga Ajet Potera me 36.73 për qind”

“Në Prishtinë kemi proceduar 99.15 për qind të vendvotimeve, rezultati mund të lëviz nga 2 vendvotime që nuk janë numëruar. Prin Shpend Ahmeti me 50.37  për qind kundrejt Arban Abrashit me 49.36 për qind. Në Prizren Shaqir Totaj 49 për qind, Mytaher Haskkuka me 50 për qind. Në Shtime, Naim Ismajli nga PDK prin  me 51.6 për qind, pasuar nga Fatmir Rashiti me 48.4 për qind”

“Në Suharekë nga 79 vendvotime, prin Bali Muharremaj me 52.57 për qind, pasuar nga Sali Asllanaj me 47.43 për qind. Në Ferizaj, prin Agim Aliu nga PDK me 59.6 për qind, pasuar nga Muharrem Svarqa me 43.7 për qind. Në Vushtrri, Xhafer Tahiri prin me 54.28 për qind, i pasuar nga Ferit Idrizi me 45.72 për qind. Në Malishevë Ragip Begaj me 55.7 përqind, pasuar nga Mursel Gashi me 44.23 për qind. Në Kllokot nga 7 vendvotime, prin Lista Serbe me 50.27 për qind”

Kryeziu bëri të ditur se në këto rezultate nuk janë të përfshira votimet përmes postës dhe ato me kusht. Ai bëri thirrje partitve politike por edhe qytetarëve që të presin rezultatet përfundimtare.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Të ngjashme