DnV: Zgjedhjet lokale, pozitive dhe me standarde universale

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 11:08 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizoi tryezë diskutimi me rastin e publikimit të Raportit përfundimtar të vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale 2017.

Ismet Kryeziu nga DnV, tha se zgjedhjet e fundit kanë qenë të sukssheshme sepse janë arritur standardet universale.

“Kur DnV bën 10 vite në këtë përvjetor jubilar të pavarësisë, viti 2017 ka qenë një vit i suksseshshëm dhe zgjedhjet kanë arritur standardet universale. Viti 2018 duhet të jetë vit i angazhimit të shoqërisë tonë për kualitetin, për zgjedhjet që ofrojnë. Kemi përmirësuar kualitetin zgjedhor por jo edhe përfaqësimin” tha Kryeziu.

Sipas tij koalicioni i organizatave jo qeveritare ka arritur për tërë këto vite të mësojë se si ti qaset proceseve zgjedhore dhe si të japin ekspertiza për zgjedhjet.

Përfaqësuesi tjetër i DnV-së, Albert Krasniqi tha se zgjedhjet e fundit u përcollën me probleme të natyrave të njëjta nëpër të cilat kalojnë zgjedhjet.

“Lista e votuesve ka qenë 1,9 milionë, një rritje për 18 mijë votues në krahasim me zgjedhjet parlamentare. Një numër i votuesve kanë pasur probleme me gjet emrt në listën e votimit. Është një problem që po na përcjell në të gjitha zgjedhjet dhe pastaj kjo po ndikon në besimin e qytetarëve në zgjedhje”, tha Krasniqi.

Sipas tij fushata ka qenë e qetë dhe kandidatët kanë pasur mundësi të shprehin idetë e tyrë. Gjithashtu numri i incidenteve ka qenë i vogël, nuk e ka dëmtu procesin e fushatës.

“…PDK ka qenë më e angazhuar në tubime ka pas 390 tubime me koalicionin PAN, e pasuar nga LDK-ja 298 dhe LVV-ja me 297 tubime. PDK -ja prinë me më shumë përdorim të veturave zyrtare për fushatë, pastaj LDK dhe kjo ndodhë sepse ka qeverisur PDK në shumë komuna”.

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare në zgjedhjet e fundit lokale ka funksionuar me 2500 vëzhgjues në raundin e parë, kurse 1777 kanë qenë të angazhuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Të ngjashme