Dodik flet për “hartën e re të Ballkanit”

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 10:19 | Nga

Presidenti i Republikës Sërbe, Milorad Dodik ka folur për vizatimin e hartës së Ballkanit të cilën e bëri ditë më parë.

Ajo që ngriti është hipotetike por që nga ajo do të mund të dilnin zgjidhje afatgjata, shkruan Sputnik, përcjellë Klan Kosova.

“Çka kam thënë mund të konsiderohet si mendim imi, kaq është, një përgjigje hipotetike për një pyetje hipotetike. Asgjë më shumë. Pozicioni zyrtar i Republikës Serbe është i njohur: Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës dhe respektojmë integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë Dodik.

“Është absolutisht e qartë që Republika Serbe,për çfarëdo nisje për ndonjë vendim mbi Serbinë, konsideron që edhe Republika Sërbe duhet të futet në agjendë. Ka mendime të ndryshe për gjithçka dhe qëndrimi zyrtar është ai që është publik dhe që respektohet”, ka shtuar ai.

“Kosova nuk është çështje kyçe, çështja kyçe është Republika Sërbe që kam dashur ta apostrofojë”, është shprehur Dodik.

Ai ka thënë se është e pamundur të flitet që dikush ta ndajë Kosovën përderisa Republika Sërspska mbetet në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Ky është mesazhi bazë dhe ato fleta kanë qenë qëndrim i imi. Prandaj, në një pyetje hipotetike – çka nëse ndahet Kosova, nëse është e mundur, nëse ky është konstelacioni i marrëdhënieve, dhe në pyetemi – çka për Republikën Serbe? Kjo është pyetje kyçe. Natyrisht, unë vazhdoj të mendoj ashtu”, është shprehur Dodik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme