Drecun: Ballkani mund të përballet me incidente

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 18:30 | Nga

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, ka thënë se në të ardhmen nuk mund të përjashtojë mundësinë për incidente për shkak të situatës në Kosovë dhe në Metohi, në veçanti duke pasur parasysh arrestimin e Ramush Haradinajt.

“Ka indikacione se shqiptarë që njihen për ekstremë dhe të dhunshëm, e sidomos ish-pjesëtarë të UÇK-së, mund të kryejnë veprime të dhunshme”, ka thënë Drecun, raporton Tanjug.

Drecun ka thënë se ka frikë se Ramush Haradinaj, do të arrijë sërish t’i shmanget përballjes me përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme