Drejtoresha e BE-së për Ballkanin Perëndimor takon Haradinajn

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 11:29 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim drejtoreshën e Bashkimit Evropian të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Angelina Eichhorst.

Në faqen e “Facebook”-ut të  Zyrës së Bashkimit Europian është publikuar në formë të përgjithësuar përmbajtja e bisedës që kjo zyrtare ka zhvilluar me shefin e Qeverisë së Kosovës.

“Brukseli i kërkon Haradinajt  që të implementojë MSA-në, që të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave dhe që të punojë me opozitën”, siç thuhet për të mirën e popullit.

Në këtë postim të shkurtër nuk përmendet në mënyrë eksplicite miratimi i demarkacionit, që është njëri nga kriteret e fundit për heqjen e vizave.

“BE është këtu për ju” citon zyra e BE-së zyrtaren e Brukselit.

Ndryshe, në takimin e parë të Ramush Haradinajt dhe Shefes së zyrës së BE-së është diskutuar edhe rreth prioriteteve që BE ka në raport me Kosovën.

Apostolova ka thënë se këto prioriorite BE do t’ia prezantojë me shkrim Qeverisë së re.

Për Eichhorst ky nuk do të jetë takimi i vetëm gjatë ditës, fillimisht ajo takua me kreun e Kuvendit Kadri Veselin, kurse gjatë ditës takon edhe kreun e VV-së Visar Ymerin dhe Avdullah Hotin nga LDK, raporton Ekonomia Online.

Ajo do të mbaj edhe një konferencë për media në orën 15:10, kjo sipas njoftimi të Zyrës së BE-së.

Të ngjashme