Drenasi, testi i parë për Veselin

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 08:06 | Nga

Pas gjashtë muajve pasi që ka marrë “timonin” e partisë më të madhe në vend(PDK), Kadri Veseli do t’i nënshtrohet testit të parë nga qytetarët në një Komunë të vogël të Kosovës (Drenas).

Veseli i ka mobilizuar të gjitha strukturat partiake për ta rifituar Drenasin, komunë kjo që vazhdimisht është qeverisur nga PDK-ja, pasi që rezultati i këtyre zgjedhjeve, nga vetë drejtuesit e këtij subjekti politik po shihet si pasqyrë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat përflitet se do të mbahen në pranverën e ardhshme.

Prandaj, Drenasi po llogaritet si një lloj matësi i fuqisë aktuale të PDK-së. “Kryetari Kadri Veseli ka urdhëruar të gjithë anëtarët e Kryesisë së Partisë që të kenë vëmendjen në zgjedhjet e Drenasit, pasi që janë një test për ne dhe partinë. Në qoftë se e humbin, apo eventualisht shkojmë në balotazh, atëherë Isa Mustafa dhe LDK-ja mund të kërkojnë zgjedhje parlamentare të parakohshme, meqë llogarit në humbje të elektoratit të PDK-së”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri” brenda PDK-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme