Dushi: Pjesëmarrja në zgjedhje e njëjtë me 2014

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 21:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë të dielën në një konferencë për media se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje sipas vlerësimit tonë ishte e kënaqshme dhe përafërsisht e njëjtë me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2014.

“Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2014 kishte pjesëmarrje prej rreth 740.000 votuesve, ndërsa sot deri në këto momente kur po iu flasim, gjithnjë sipas raporteve të KQZ-së, pjesëmarrja është rreth 750.000 votues (98%)”, ka thënë Dushi.

Sipas tij, nëse analizojmë sipas komunave, vërejmë se në tri komuna për shembull të cilat konsiderohen bastione të njërit nga subjektet pjesëmarrëse, siç janë Skenderaj, Drenasi dhe Malisheva,  kemi rreth 12 mijë vota rënie të pjesëmarrjes në zgjedhjeve.

“Prandaj, vet përqindja e daljes në zgjedhje është argument i fuqishëm përballë rezultateve të improvizuara e të porositura të “Exit Polleve” të cilat kishim rastin t’i shohim sonte të publikuara nga një organizatë joprofesionale dhe jokredibile të cilën kemi mundësi ta shohim gjithmonë vetëm në një ditë të vetme, ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Dushi.

Ai ka shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit, edhe njëherë falënderojnë qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje dhe për sjellje shumë dinjitoze gjatë gjithë procesit të votimit sot.

“Ndërsa, kërkojmë nga zyrtarët tonë të angazhuar në cilësi të shefave të shtabeve, komisionerëve e vëzhguesve, që të qëndrojnë dhe ta përfundojnë punën e tyre në procesin e numërimit  të të gjitha votave që gjinden brenda kutive të votimit, sepse, ne besojmë fuqishëm se vullneti i qytetarëve është krejt ndryshe nga vullneti i subjekteve porositësi të ‘exit pollit”, ka thënë Dushi.

Të ngjashme