Dy rezolutat e Vetëvendosjes nuk kalojnë në Kuvend

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 12:32 | Nga

Rezoluta e propozuar nga kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri për kodin telefonik nuk ka kaluar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

29 deputetë kanë votuar për, 37 kundër, ndërsa 6 prej tyre kanë abstenuar.

Kjo rezolute ishte propzuar nga Visar Ymeri në seancën e kaluar ku ndër tjerash ishte kërkuar që bisedimet për kodin telefonik të ndërpiten dhe për KodinTelefonikpër Kosovën të aplikojë Shqipëria e jo Austria siç ka ndodhur tash.

Ndërkohë, Kuvendi nuk ka miratuar as rezoluten tjetër të Vetëvendosjes të propozuar nga Smajl Kurteshi për situatën aktuale politikë në veri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme