Dy sekretarë të VV-së në Ferizaj i bashkohen Nismës

Ferizaj | 13 Shk 2018 | 15:46 | Nga

Dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, transmeton Ekonomia Online.

Bëhet fjalë për sekretarin e degës së VV-së në Ferizaj, Fazli Shabani dhe sekretarin për medie, Naim Berisha. Kështu thuhet në një komunikatë për medie nga Nisma Socialdemokrate.

“Nismës Socialdemokrate në Ferizaj i bashkohen dy figura kyçe të Vetëvendosjes. Programi i NISMËS Socialdemokrate po mirëpritet në çdo cep të Kosovës. Sot, NISMËS ju bashkuan edhe dy anëtarë të rinj, bëhet fjalë për Sekretarin e degës së VV-së në Ferizaj,  z. Dr. Fazli shabani dhe Sekretari për media i VV-së në Ferizaj, z. Naim Berisha.

Shabani dhe Berisha nga sot gjithë angazhimin e tyre politik do ta zhvillojnë në Nismën Socialdemokrate të cilët u shprehen të kënaqur që po i bashkohen subjektit politik Nisma”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, kryetari i degës së Nismës në Ferizaj, Besnik Berisha, i’u uroi mirëseardhje dy anëtarëve të rinj dhe i falënderoi ata për rreshtimin e tyre në këtë parti.

Në prezantimin e dy anëtarëve të rinj ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të Nisma’s, Haxhi Shala dhe Çerkin Dukolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme