Edhe 80 milionë euro kredi për autostrada

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 12:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar vetëm 1.56 % të mjeteve të ndara për investime kapitale në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.

Kjo përqindje u konsiderua e vogël nga anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa. Nënkryetarja e komisionit, Safete Hadërgjonaj kërkoi sqarime nga sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi,  për këtë çështje.

“Këto mjete që po ndahen për investime kapitale na po shohim që janë 1.56 të shpenzuar për këtë vit. Si ka shkuar. Cilat janë problemet,” ka pyetur Hadërgjonaj.

Deputeti Enver Hoti tha se përkundër sqarimeve të Kuvendit kjo gjendje është duke u përsëritur.

“Të investimet kapitale është një diçka që po përsëritet. Sqarimet janë të përsëritshme dhe defekti i përsëritshëm mendoj që nuk është shenjë e mirë.”

Sekretari i Kuvendit,  Ismet Krasniqi tha se kjo përqindje e vogël është për shkak të zgjatjes së procedurave të prokurimit.

“38 përqind e buxhetit të paraparë është shpenzu në gjashtë mujorin e parë. Shpenzimet kapitale  jemi duke i ecë nëpër procedura të prokurimit  që po merr kohë shumë të gjatë. Ne shpresojmë që edhe ky shpenzim do të jetë në nivelin e parashikuar.”

Ky raport me katër vota “për” dhe dy abstenime u procedua për në Kryesi të Kuvendit.

Aty u shqyrtua edhe Marrëveshja për Hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e Autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq.

Ministri Bedri Hamza gjatë prezantimit të saj tha se kjo marrëveshje është ndër më të mëdhatë që Kosova ndonjëherë ka arritur.

“80 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për Investime, është marrëveshja më e lartë që Kosova ka arrit.”

Mirëpo deputetja Albërie Nagavci shprehu shqetësimin për që Kosova po futet në borxhe të mëdha.

Ministri Hamza u zotua se nuk do të nënshkruaj marrëveshje e cila nuk i sjell përfitim vendit.

“Kosova vazhdon të jetë me borxhin më të ulët në rajon që aktualisht sillet prej 16 përqind të bruto produktit. Jam në favor të asaj që për projektet që kanë përfitim me i shfrytëzu mundësitë e tjera për financim. Nuk negocioj, nuk e shti vendin në borxh për projektet që nuk kanë arsyeshmëri.”

Në mbledhjen e komisionit janë përkrahur edhe një varg projektligjesh për ratifikimin e marrëveshjeve.

, sh

Të ngjashme