Edhe Labi synon të bëhet deputet

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 22:45 | Nga

Nënkryetari i AKR-së, Labinot Tahiri, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e kësaj partie, e cila në garën zgjedhore për 11 qershor është pjesë e koalicionit me LDK-në dhe Alteranivën.

Ai është zotuar se do të punojë me përkushtim për kërkesat dhe gjërat më të vlefshme të Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook:

Jeta është plot me sfida, tani një sfidë e re!

Kur të ndalësh dhe të mendosh në vete, se si mund të ecën vendi përpara ka shumë pyetje që duhet t’ia bëjmë vetes.

E vendi mundet të ecën përpara vetëm atëherë kur mendojmë më shumë për të tjerët dhe qytetarët se sa për veten tonë!

E dashura nënë, me linde e me rrite me një vend me shumë sfida! Baba me mësove të ndërtoj jetën tonë, pa e dëmtuar askënd ne jete. Por jam krenar baba për ty, sepse ishe ai qe me ktheve nga mërgimi, dhe unë me emrin e Zotit, do të shkel ne Parlamentin e Kosovës aty ku ishte dikur i uzurpuar nga okupatori Serb.

Sot, presidenti Behgjet Pacolli, me zgjodhi që djali juaj nënë e dashur të bëhet deputet i ri në Parlamentin e Kosovës së Shqipërisë.

Tani jam i lirë, se atë e çliruan heronjtë tanë të UÇK-së, u çlirua nga vizioni i Rugovës, nga Legjendari Ynë i historisë së re Adem Jashari, pra unë synoj të bëhem i fuqishëm për kundërshtarët që s’e duan KOSOVËN, por kurrë s’do jem kundërshtar POLITIK.

Kosova është e të gjithëve Kosova është e popullit tonë.

Familje, miq, shokë dashamire e ju të gjithë që më njohët edhe kur nuk më njohët, do t’ju jem zëri me ngritës në atë parlament për kërkesat dhe gjërat më të vlefshme të Kosovës sime.

Familje të harruara, do të jem një djalë një figurë e juaja, duke i kërkuar ato çfarë nuk i gëzuat në familjet e juaja….! Ky jam unë, nuk do të ndryshoj.

E dashura grua e fëmijë, e di mirë që ju mungova gjithë jetën dhe sigurisht se edhe më shumë do të ju mungoj, por ju ma miratuat kërkesën time që unë kërkova të jem një njeri në politik-bërjen e të drejtave tua dhe të qytetarëve, me porosinë time, se kur do që e kërkon pasurinë tonë SHTETI DHE KOMBI T’UA DHURONI ME SHUMË KRENARI.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme