Edhe një deputet i PDK-së paralajmëron rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 23 Pri 2017 | 14:24 | Nga

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja e ka cilësuar si lajm të mirë paralajmërimin e dërgimit në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic ka theksuar se është i vendosur që të mos e votoj demarkacionin, derisa është i bindur se ky version i demarkacionit do të bie përfundimisht në Kuvend.

Muja, ka theksuar se kjo qeveri duhet të bie sa më parë dhe se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se edhe nëse ndëshkohet partia për shkak të qëndrimit të tij kundër demarkacionit, me mos futje në listë zgjedhore, ai do të vazhdojë të jetë aktiv në politikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme