Edhe Rrahim Elshani mbetet në garë, s’i lejohet tërheqja

Prishtinë | 19 Nën 2016 | 14:57 | Nga

Pas Naim Bazajt, edhe për Rrahim Elshanin, ka ardhur vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Si për të parin, ashtu edhe për të dytin nuk lejohet tërheqja nga gara.

Rrahim Elshani kishte dalë si kandidat i pavarur për zgjedhjet e 4 dhjetorit në Drenas, por dje Kadri Veseli, i pari i PDK-së, e publikoi një fotografi bashkë me Elshanin ku thuhej se ai bashkohet me PDK-në për t’i ndihmuar Ramiz Lladrovcit.

Elshanit PZAP-ja ia hodhi poshtë kërkesën për tu tërhequr nga gara dhe ai do të figurojë në fletvotim, sepse tërheqja është dashur të bëhet së paku dy ditë para hedhjes së shortit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme