Edhe Uran Ismaili i PDK-së ia përmend Fisnik Ismajlit të kaluarën e babës

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 16:05 | Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka goditur rëndë deputetin e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, duke ia përmendur babain e tij si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviqit.

Postimi në Facebook i Uran Ismailit vjen pasi deputeti i Vetëvendosjes shkroi në faqen e tij në rrjetin social një përgjigje për Ganimete Musliun  me një gjuhë vulgare.

Postimi i plotë i Uran Ismailit:

Baba e Nana e Ganimetes, për Millosheviqin e për Serbinë kanë qenë shqiptarë që u mundu me i zhdukë me shekuj. Baba yt ka qenë dost i Millosheviqit. Ti mos u prek, djali s’e zgjedh babën. Zaten as t’i nuk i zgjedh fjalët, të ka mbetë rremb prej Babës ndoshta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme