Edita Tahiri me akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 10:39 | Nga

Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri, në televizion publik, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të partisë Vetëvendosje.

Tahiri ka thënë se në Kosovë ka forca politike që angazhohen për ndërtimin e shtetit të Kosovës por edhe forca politike që angazhohen në rrënimin e tij. Ajo ka shtuar se Vetëvendosje i takon forcave politike që kërkojnë ta rrënojnë shtetin e Kosovës.

Ajo gjithashtu ka thënë se të dialogosh me Serbinë nuk është e lehtë por se kjo duhet të bëhet për hirë të interesit të shtetit të Kosovës.

“Në Kosovë ka forca dhe politikanë që punojnë për ndërtimin e shtetit dhe ka forca që punojnë për rrënimin e shtetit. Vetëvendosje është forcë që angazhohet për rrënimin e shtetit”, ka thënë ajo.

“Të dialogosh me armikun nuk është punë e lehtë, por një shtet duhet të dëshmojë aftësi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pa lidership shteti nuk ecë përpara”, ka shtuar më tej.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme