Ekipi Menaxhues: Qeverisë ia dorëzuam vetëm raportin, Draftin për Asociacionin e dorëzojmë në Bruksel

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Ekipi Menaxhues për Themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, ka bërë të ditur se është duke punuar në hartimin e Draft Statutit të Bashkësisë.

Në një kumtesë të lëshuar, ky ekip menaxhues thotë se ata janë duke punuar në përputhje me mandatin që iu është besuar nga marrëveshjet e Brukselit dhe do ta prezantojnë tekstin e draftit në Bruksel siç është parashikuar më parë në bordet e Beogradit dhe Prishtinës për zbatim e më pas ai do të dorëzohet edhe në dialog në nivel të lartë.

”Draft statuti nuk i është dorëzuar Qeverisë në Prishtinë, siç pretendohet nga disa media, por është dërguar vetëm raporti mbi punën tonë deri më tani, dhe përmes Ministrisë përkatëse për pushtetin lokal, qeveria është informuar rregullisht për dinamikën e aktiviteteve tona”, thuhet më tej në konfirmimin zyrtar të tyre.

Ekipi Menaxhues  thotë se në punën e tyre, bazohet në rezultatet e dialogut të Brukselit dhe në Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Lokale, siç është informuar edhe delegacioni e Misionit të OSBE-së në takimin e zhvilluar këtë të martë.

Ky ekip menaxhues deklaron se në punën e mëparshme kanë pasur diskutime me një numër të grupeve profesionale të ekspertëve, përfaqësues të pusthetit lokal, si dhe ministritë përkatëse, dhe si një organ profesional me një mandat dhe kompetencat të përcaktuara në mënyrë të qartë, ne besojmë që çdo pëpjekje për politizimin e aktiviteteve është kundërproduktive dhe dëmton procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme