Eliot Engel festoi ditëlindjen në Kosovë

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 22:21 | Nga

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel po qëndron në Kosovë për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

E, ai sot i ka mbushur 71 vjet, dhe këtë po e feston në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thai, i cili ia dhuruar atij një libër që flet për biografinë e tij.

“Miku im dhe i shtetit të Kosovës, kongresmeni Eliot Engel, sot mbushi 71 vjet. Ditëlindjen e tij ai e festoi me Kosovën, duke na u bashkuar në festën e jubileut të pavarësisë. I uroj jetë të gjatë, me shumë gëzime dhe me shumë miq”, ka shkruar presidenti Thaçi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme