Emanuel Demaj paralajmëron njohje të reja

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 09:07 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, thotë se këtë vit Kosova do të pranoj njohje të reja, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse nuk ka përmendur se cilat do të jenë shtete që ta njohin Kosovën, Demaj thotë se njohjet do të vijnë nga shtetet afrikane.

Ministri në detyrë vlerëson se Kosovës i kanë munguar njohjet edhe për shkak se institucionet janë përqendruar në lobim sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Por vet Demaj, për EO ka konfirmuar se këtë vit nuk kanë aplikuar për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

“Shtetet të cilat do të na njohin janë shtete afrikane dhe besoj se do të ketë njohje shumë shpejt, por sa i përket neglizhencës që po thuhet se ka pasur neglizhencë dhe nuk është lobuar për njohje. Kosova po kalon nëpër procese të ndryshme siç është rasti i INTERPOL-it por nuk e kemi lënë në asnjë mënyrë të anashkaluar edhe çështjen e njohjeve”, u shpreh Demaj.

Demaj ka vlerësuar punë e paraardhësit të tij, ish-ministrit Enver Hoxhaj.

“Kishte njohje, këtë vit kishte nuk është që nuk ka pasur njohje, ministri Hoxhaj ka lobuar mjaft në shumë shtete. Gjithashtu këtë vit pritet që të ketë edhe njohje të reja, ta them realisht po vjen duke u reduktuar numri i shteteve që nuk na kan njohur”, tha ai.

Kosova ka pranuar njohjen e fundit në mars të këtij viti nga Bangladeshi. Deri më tani Kosova është njohur nga 114 shtete.

Të ngjashme